“Shpërthen” COVID-i në Uimbëlldon, dy rastet e fundit trembin Xhokoviçin dhe Nadalin

Dy raste të reja me COVID-19 janë shfaqur në Uimbëlldon, me kroatin Marin Çiliç dhe italianin Mateo Beretini.

Collage Maker-28-Jun-2022-02.33-PM

Të dy ata do të duhen që të humbasin raundin e ardhshëm, duke i dhënë fund rrugëtimit të tyre në Uimbëlldonin e këtij viti.

Vëmendjen e mediave e kanë marrë dy tenistët më të mirë të momentit, Rafa Nadal dhe Novak Xhokoviç.

Spanjolli orët e fundit ishte stërvitur me Beretinin, ndërsa nga ana tjetër serbi është stërvitur me Çiliçin në 23 qershor.

beretini nadal

Pritet në vijim që të bëhen analizat për dy legjendat e këtij sporti dhe nëse rezultojnë pozitiv, atëherë do të ishte një humbje e madhe për Uimbëlldonin, me të dy tenistët që do të rrezikonin dhe pozitat e tyre në renditjen e ATP-së.

Arena e Lajmit


Loading…

“Shpërthen” COVID-i në Uimbëlldon, dy rastet e fundit trembin Xhokoviçin dhe Nadalin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook