Çelsi kërkon që të bëjë një merkato me emra të goditur këtë verë, pas ardhjes së investitorëve të rinj në klub.
Sulmuezsi i Mançester Sitit, Rahim Sterling është një nga të preferuarit e Tomas Tuhel dhe prite që të bëhet një futbollist i “Bluve” shumë shpejt. Por duket se londinezët kërkojnë të sigurojnë dhe dy futbollistë të tjerë nga “Qytetarët”.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Oleksandër Zinçenko, edhe ish-mbrojtësi i “Bluve”, Natan Ake.
Zinçenko shikohet si zëvendësuesi i duhur i Markos Alonsos, ndërsa nga ana tjetër, Ake kërkohet për të përforcuar repartin e prapavijës, nëse nuk arrihet te mbrojtësi i Juventusit, Matijas De Ligt.
Arena e Lajmit
Loading…