Trafikonte kokainë nga Franca drejt Italisë, 49-vjeçari shqiptar dënohet me 5 vite burgim dhe gjobë 24 mijë euro

Bxcbcxn

Drejtësia italiane ka dënuar me pesë vjet burgim dhe 24 mijë euro gjobë një 49-vjeçar shqiptar i cili në gusht të vitit 2021 u arrestua duke drejtuar një furgon në të cilin ishin gjetur 36 kilogramë kokainë.

Një patrullë e Guardia di Finanza kishte ndaluar shqiptarin pasi kishte hyrë në Itali nga Franca në kufirin në veri të vendit.

Gjatë kontrollit me termoskaner u shfaq droga e cila ishte fshehur midis mbushjeve të sediljeve të furgonit Fiat Iveco ku ndodheshin gjithsej 34 blloqe kokaine, 18 të fshehura në sediljen e shoferit dhe 16 në sediljen e pasagjerit.

Autoritetet arretuan menjëherë 49-vjeçarin, i cili gjatë gjykimit në Gjykatën e Aostës përfitoi nga një shkurtim i dënimit me 1 të tretën, marrëveshje kjo e arritur nga avokati i tij për akuzën e transportimit të lëndëve narkotike.

Arena e Lajmit

Trafikonte kokainë nga Franca drejt Italisë, 49-vjeçari shqiptar dënohet me 5 vite burgim dhe gjobë 24 mijë euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook