Pas triumfit ndaj Gjilanit, me rezultatin 2-1, Laçi i Shpëtim Duros, regjistroi një tjetër sukses në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme, teksa mposhti 0-2, Llapin e trajnerit Batatina.
Ishte Spahiu, i cili në pjesën e parë, shënoi golin e avantazhit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Ujka vulosi shifrat në 2-0. Vlen të theksohet fakti se në këtë duel Mazrekaj shpërdoroi një 11-metërsh.
Trajneri i Llapit, Batatina, la pushim në këtë test miqësor, disa nga titullarë, si Avdyli, Ramadani, Rivera, Progni, e Fernandao, kurse në pjesën u dha hapësirë të gjithë futbollistëve të rinj që ishin të grumbulluar me ekipin për të parë formën e tyre momentale.
Arena e Lajmit
Loading…