![ambulance-1 Ambulance](https://www.arenaelajmit.com/wp-content/uploads/2022/05/ambulance-1.jpg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh ku një 35-vjeçar ka qëlluar me dorezë metalike në kokë një person. Policia bën me dije se 38-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar në spitalin e Traumës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në lagjen “Sporti”, Gramsh, ka qëlluar me dorezë metalike, në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasin E. K., 39 vjeç, banues në Gramsh, i cili ndodhet për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.