Një studim i kohëve të fundit ka arritur në konkluzionin se produktet e bulmetit siç janë djathi, kosi, qumështi e në veçanti hirra, janë të mira për një trup në formë.
Këto produkte përmbajnë një proteinë shumë të rëndësishme për mbajtjen e trupit në formë.
Kjo proteinë është e dobishme edhe për mbajtjen e sheqerit në gjak në nivele të qëndrueshme dhe për menaxhimin e diabetit.
Sipas ekspertëve, të nisësh ditën me proteinën e hirrës, është shumë e mirë për shëndetin se sa të hani një mëngjes të pasur me karbohidrate.
Këtë proteinë mund ta blini edhe në formë pluhuri.
Strategjia më e mirë për të pasur një trup në formë është që të hani një mëngjes me shumë proteina dhe kalori, një drekë mesatare dhe një darkë të vogël.
Por një mëngjes i mirë varet nga cilësia e proteinës dhe burimi i saj.
Proteina e hirrës në formë pluhuri arrin të të ngopë më shpejt dhe më gjatë se ushqimet e tjera me proteinë siç janë veza, soja apo peshku ton që rrisin nivelet e sheqerit në gjak.
Të dhënat e studimit 23 mujor, treguan se njerëzit që hanë proteinën e produkteve të bulmetit në mëngjes ndihen më të ngopur gjatë ditës.
Për më tepër ata nuk preken nga sulmet e shpeshta të urisë.
Kjo proteinë që gjendet me shumicë tek hirra, nënshtron dhe mposht hormonin e urisë.
Produktet e bulmetit dhe sidomos kosi janë shumë të rekomandueshme për t’u konsumuar në mëngjes.
Kosi është i pasur me kalçium, probiotikë dhe shumë proteina.
Gjiza është një tjetër produkt bulmeti i pasur me vlera që duhet konsumuar në mëngjes.
Ajo përmban shumë proteina që përshpejtojnë metabolizmin dhe zbusin hormonin e urisë.
Hirra nga ana tjetër është gjithashtu e rekomandueshme për një ushqyerje të shëndetshme me proteina.
Sipas burimet e AgroWeb.org, hirra përman 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina krysisht ato të grupit B dhe aminoacide.
Ajo është e pasur edhe me enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.
Kjo përmbajtje e ka bërë hirrën të krahasueshme me qumështin e gjirit.
Hirra ndihmon edhe në periudhën e prekjes së femrave nga problemet e kockave dhe osteoporoza pasi furnizon kockat me ushqim.
Zieni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet.
Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën.
Hidheni në një shishe qelqi e konsumojeni fillimisht nga një gotë në ditë.
Pjesa që mbetet si salcë vlen po aq sa lëngu.
Një lugë e saj po të tretet në ujë dhe të konsumohet jep të njëjtin efekt pozitiv në organizëm./AgroWeb.org