Juventusi duket se po përgatitet të zyrtarizojë disa goditje të një pas njëshme në merkato, ku pas marrëveshjeve me Pol Pogba dhe Anhel Di Maria, bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me mesfushorin e Xhenoas, Andrea Kambiaso.
Sipas raportimeve nga “Calciomercato.com”, “Zonja” ka arritur një marrëveshje me Xhenoan për 4 milionë euro duke fituar kështu garën me Interin për të marrë shërbimet e 22-vjeçarit.
Kambiaso nga ana e tij e ka arritur prej kohësh marrëveshjen personale me klubin dhe pritet të udhëtojë në Torino gjatë orëve të ardhshme për të kompletuar këtë marrëveshje.
Arena e Lajmit
Loading…