“PS nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me burimin e së keqes në Shqipëri”/ Spiropali reagon mbi vendimet e Këshillit të PD për presidentin e ri

Spiropali 1

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga PD mbi kandidaturat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka theksuar se Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga personazhi i futur në listën e zezë të SHBA.

“Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë”, ka shkruar Spiropali.
Arena e Lajmit

“PS nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me burimin e së keqes në Shqipëri”/ Spiropali reagon mbi vendimet e Këshillit të PD për presidentin e ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook