Trent Aleksander-Arnold ka qenë përsëri vendimtar me lojën e tij për Liverpulin, duke e ndihmuar që të siguronte kualifikimin në finalen e Ligës së Kampioneve. Mbrojtësi anglez goditi traversën në duelin e sotëm, ndërsa më pas dha edhe një asist në suksesin 3-2 ndaj Vijareal.
“Nuk ia thjeshtojmë vetes këto gjysmëfinale. Me Romën në transfertë, Barcelonën në shtëpi dhe tani këtu… Ata luajtën shumë mirë në pjesën e parë, por morëm në kontroll ndeshjen në pjesën e dytë dhe bëmë atë që duhej”, theksoi fillimisht ai.
“E pritnim të ishte ndeshje e vështirë në pjesën e parë. Shpesh nuk mund ta kontrollosh ndeshjen si dëshiron, por ia dolëm mbanë dhe siguruam biletën për në Paris.
Nuk luajtëm futboll në pjesën e parë, nuk ia dolëm të siguronim topat e dytë. Ata luajtën ndeshjen që deshën dhe ne ua lejuam. Ishte e vështirë për ne. Ne pjesën e dytë ne luajtëm në mënyrën që duhej dhe kontrolluam lojën shumë më mirë. Një pjesë e keqe në dy ndeshje, edhe mund ta lejojmë për sa kohë që në fund bëjmë detyrën”, tha Aleksander-Arnold, autor i asistit te goli i barazimit të përkohshëm 2-2 në këtë duel.
Arena e Lajmit