Abaz Karakaçi është i Kastriotit edhe për një sezon tjetër. Mesfushori ka rinovuar pasditen e djeshme dhe tashmë është sërish pjesë e skuadrës krutane.
Me rinovimin e Karakaçit shkon në dy numri i lojtarëve që tashmë kanë rinovuar, pasi më parë ishte Rami ai që zgjati kontratën edhe për një sezon tjetër.
Sakaq, krahas rinovimit, Abaz Karakaçi ka marrë një tjetër përgjegjësi në klubin krutan, duke u graduar kapiten i skuadrës.
Në deklaratën e tij pas rinovimit, shkodrani shprehet:
“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Kastriotit edhe për një tjetër sezon dhe falënderoj presidentin, që e bëri të mundur këtë. Do të jap më të mirën time për të arritur objektivat e klubit, që shpresoj këtë vit të jenë diçka më ndryshe se sezonet e shkuara.
Shpresoj që dhe këtë sezon që do të vijë, të jemi një ekip i konsoliduar, siç ishim gjysmën e sezonit të shkuar dhe pse jo, të bëjmë akoma më mirë.
Uroj që këtë vit të kemi dhe mbështetje më të madhe të tifozërisë krutane, e cila edhe pse po luajmë larg Krujës, na ka mbështetur vazhdimisht.
Sa për shiritin, mendoj se është një përgjegjësi e madhe për mua, shpresoj që të jem i denjë për të”, tha Karakaçi.
– Arena e Lajmit
Loading…