Megaoperacioni në Durrës, Fatjon Hajdari u la i lirë: Vëllai kishte njohje me vëllezërit Beqiraj, dy persona kanë shpifur! (Dëshmia)

Hajdari

Operacioni me 14 të arrestuar, Gjykata e Durrësit lë në burg pa afat vëllezërit Beqiraj. Fatjon Hajdari i cili u arrestua gjatë megaoperacionit të zhvilluar në Durrës, është lënë i lirë këtë enjte nga Gjykata e Durrësit.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj, tha për “BalkanWeb” se Fatjon Hajdari është profesor në Durrës.

Gjithashtu ai ka folur pas lirimit nga Gjykata ku edhe tregoi se çfarë ndodhi brenda sallës së gjyqit: “Asnjë nuk pranoi akuzën nga ato personat. Që thanë se i këna shit i kemi ble armët e kanë ngatërruar dynjanë. Këtë e bëjnë për të përfituar azil të ikin jashtë shtetit. Kanë bërë krimet e veta dhe tani kanë shtuar edhe këtë për shitje armësh, duan vetëm të ikin jashtë shtetit që ti mbrojë shtetit.”, tha ai

Pyetje: Ju kishit njohje me vëllezërit Beqiraj:

Hajdari: Jo unë jo kishte vëllai, i njeh.

Për çfare u akuzove?

Hajdari: Kanë bërë shpifje. Kanë kontrolluar banesat dhe kanë shpifur për vëllain. Kur erdhën tek banesa jonë më gjetën armë me leje. Përderisa sa i kanë armët me leje më liruan sot. Ato tjerët po i mbajtën sërish 45 ditë. Kanë shpifur dy persona, kanë armë me leje…

A i njihni dy personat?

Hajdari: S’kanë thënë për mua, kanë thënë për vëllain tim dhe të tjerë.

U akuzuat për grup të strukturuar kriminal?

Hajdari: Ato jo unë, po ngaqë jetoj me një shtëpi me vëllain më morën edhe mua. Vëllai është Alban Hajdari.

Arena e Lajmit

Megaoperacioni në Durrës, Fatjon Hajdari u la i lirë: Vëllai kishte njohje me vëllezërit Beqiraj, dy persona kanë shpifur! (Dëshmia)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook