VIDEO/ “Lufta në Ukrainë krijon mundësinë për të nisur një tranzicion të energjisë së gjelbër”, Rama: Për këtë duhet Arabia Saudite

10

“Lufta në Ukrainë ofron mundësi për të nisur një tranzicion më të shpejtë të energjisë së gjelbër, por Arabia Saudite është e nevojshme për këtë ndryshim”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, për median arabe, al arabia.

Ndërsa më tej shkruan se kryeministri Rama është shprehur se Arabia Saudite ka një potencial të lartë.

“Arabia Saudite është ulur mbi naftën dhe ata duan të bëhen të vetë-mjaftueshëm në energjinë e gjelbër dhe gjithashtu eksportues neto të energjisë së gjelbër. Pra, ka shumë çështje që bashkohen. Çmimi i naftës nxitet kryesisht nga oferta dhe kërkesa dhe historikisht, çmimet jashtëzakonisht të larta të naftës zakonisht ndikoheshin drejtpërdrejt nga konfliktet ose tensionet gjeopolitike, veçanërisht kur përfshihet një vend prodhues i naftës, si Rusia”, ka thënë kryeministri Rama, shkruajnë mediat e huaja.

“Pika e fundit që kam është që ndërkohë kjo luftë ka ardhur edhe me një shans jashtë mase, jashtë mase interesant po të mund ta përdorja këtë fjalë, për të bërë një tranzicion më të shpejtë, të gjelbër, jo më për shkak të dëshirës, por për shkak të nevojës. Ne mund të ecim shumë më shpejt për të ndryshuar tërë natyrën e prodhimit tonë të energjisë. Por për këtë kemi nevojë për Arabinë Saudite për shembull. Kemi nevojë të shohim nga Lindja e Mesme. E po përmend Arabinë Saudite sepse ka një potencial të stërmadh për të krijuar bashkëpunim bazuar në vizionin e 2030 që po kështu ka të bëjë me eksportimin, pra për ta bërë Arabinë Saudite, imagjinojeni, ata janë të ulur mbi naftë e duan të bëhen të vetëmjaftueshëm në energjinë e gjelbër dhe eksportues neto të energjisë së gjelbër. Pra, bëhen shumë çështje bashkë. Kësisoj kjo rrugë vjen me shumë rreziqe, por dhe me potencial të madh. Në fund të fundit, sa më të pasura të jenë vendet, aq më të mëdha janë problemet për të pasur rezistencë, kjo është çështja. Ata kanë para, por aftësia për të sakrifikuar është shumë më e ulët”,  tha Rama.

Gjithashtu kryeministri është ndalur edhe tek çështja liberalizimit të vizave me Kosovën, ndërsa ka thënë se Kosova është marrë “peng” .

“Kosova u çlirua nga fuqitë e mëdha demokratike nga një regjim barbar. Por nën regjimin barbar ata mund të lëviznin lirisht në Europë, me çlirimtarët ata janë peng, nuk mund të lëviznin lirisht. Kështu që, gjyshërit e fëmijëve që kanë lindur në Kosovën e lirë dhe që tashmë janë në moshë madhore mund të shkonin në Gjermani, të vinin në Austri, edhe të punonin. Fëmijët nuk mund të lëvizin sepse nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën”, u shpreh Rama.

Arena e Lajmit

VIDEO/ “Lufta në Ukrainë krijon mundësinë për të nisur një tranzicion të energjisë së gjelbër”, Rama: Për këtë duhet Arabia Saudite

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook