Mungon prej një jave në stërvitje, ylli i skuadrës alarmon Vllazninë

Liridon Latifi alarmon Vllazninë para nisjes së ekipit në Austri për të kryer një minifazë përgatitore.

LATIFI

Sulmuesi i krahut mungon prej një jave në stërvitje dhe fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një virozë që e kishte kapur dhe për të mos agravuar gjendjen, u la pushim disa ditë.

Mirëpo, pas kontrollit që ka bërë së fundmi, mësohet se situata e lojtarit është më serioze nga sa parashikohej.

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub se Latifi është kthyer në Kosovë, duke qëndruar pranë familjes për të kryer një kurë pas udhëzimeve të mjekëve.

Lojtari ka rezultuar me ftohje në mushkëri dhe i duhet të zbatojë me përpikmëri tashmë kurën e dhënë, në mënyrë që gjendja e tij të përmirësohet gradualisht.

Latifi është nën kujdesin e mjekëve dhe po vazhdon terapinë në regjim shtrati.

Vetë lojtari, i kontaktuar nga gazeta, nuk ka pranuar të bëjë komente.

Ajo që nuk dihet ende në këtë situatë është se sa do të mungojë futbollisti, në një kohë që fillimisht duhet të respektojë udhëzimet e mjekëve e më pas të bëjë kontrolle të tjera, për t’i hapur rrugën rikthimit në stërvitje.

Stafi mund të parashikonte ndonjë dëmtim, duke qenë se kjo periudhë ka qenë e ngarkuar për lojtarët me nga dy seanca në ditë, por kurrsesi problemet shëndetësore në këtë moment.

Megjithatë, e rëndësishme është që Latifi po përmirësohet pas ftohjes në mushkëri dhe në ditët në vazhdim do të ketë një përgjigje të saktë nga mjekët se kur mund t’i bashkohet ekipit.

Prej pak ditësh ai ndodhet në Prishtinë, ndërsa stafi i Vllaznisë ka mbajtur kontakte të shpeshta. Për trajnerin Josa, mungesa e 28-vjeçarit në minifazën përgatitore prish jo pak planet, duke ditur rëndësinë që ka një lojtari si Latifi.

ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit


Loading…

Mungon prej një jave në stërvitje, ylli i skuadrës alarmon Vllazninë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook