Gjykata e Durrësit ka dhënë masat për 14 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Porositësi’ të zhvilluar në Durrës.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha për BalkanWeb se gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj.
Për disa prej të arrestuarve është vendosur masa burg me afat 45 ditor pasi mungonin prova nga prokuroria.
Kujtojmë se zbërthimi i dy vëllezërve, Indrit dhe Gentian Beqiraj zbardhi disa ngjarje të rënda kriminale, 2 prej të cilave kanë nisur nga një porositës, Kasandër Noga, vrasje me pagesë për kundërshtarët e tij.
Ndërsa një ngjarje e tretë është porositur nga punonjësi i policisë së burgjeve, Flamur Bejko, edhe ky i arrestuar tashmë.
Të arrestuarit në kuadër të operacionit “Porositësi”:
Gentjan Beqiraj
Indrit Beqiraj
Flamur Bejko
Pellumb Hoxha
Idajet Hoxha
Armand Dalipi (Daka)
Fatjon Myrta
Blerim Elezi
Gentian Sheshi
Kujtim Deliallisi
Albano Hajdari
Fatjon Hajdari
Armando Lama
Altin Celami
Ilirjan Feçi – i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.
Të shpallur në kërkim: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.
Kasander Noga – i arrestuar në Belgjikë.
Arena e Lajmit