Hetimet e SPAK, Meta: S’i jam shmangur asnjëherë drejtësisë! As nuk jam thirrur dhe as nuk jam i interesuar!

Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga Jala ka folur për hetimet e nisura nga SPAK ndaj tij.

Në një intervistë për Syri.tv  ai tha se nuk ka dijeni dhe se nuk është i interesuar.

“Nuk e di çfarë hetojnë ata, le të hetojnë çfarë të duan, nuk kanë çfarë të hetojnë. Unë jam përballë jush dhe përballë regjimit të Ramoviç. Përpara një viti kishte një lidership të korruptuar të opozitës që përdorej nga Ramoviçi. Unë s’i jam shmangur asnjëherë drejtësisë, kjo ka qenë fuqia ime, jam përballur me drejtësinë. Ka një thirrje për mua, do shkoj do t’u përgjigjem dhe do t’ju njoftoj për çfarë më kanë thirrur. As nuk jam thirrur dhe as nuk jam i interesuar”, tha ai.

Hetimet e SPAK, Meta: S’i jam shmangur asnjëherë drejtësisë! As nuk jam thirrur dhe as nuk jam i interesuar!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook