U zhduk me Vanolin, Dinamo konsideron të rëndësishëm sulmuesin brazilian që u afrua në janar

Mes lojtarëve që Dinamo ka nën kontratë janë edhe disa emra që për Kategorinë e Parë mund të jenë luks. Duke filluar nga Sabien Lilaj, me shumë trofe të fituar dhe ish-lojtar i Kombëtares, për të vazhduar me Eni Imamin, Besir Demirin, Edvan Bakajn dhe ndonjë tjetër.

DENISON

Janë lojtarë, të cilët me përvojën e tyre mund ta udhëheqin Dinamon drejt kthimit të shpejtë në Superiore, duke sfiduar rivalë si Skënderbeu, Flamurtari dhe të tjerë. Ka edhe një grup tjetër lojtarësh, që kanë më pak përvojë, por që mund të jenë po aq të rëndësishëm.

Këtu bëjnë pjesë Sidibe, Denison, Maliqi, Bardhi, Prodani dhe Samake.

DENISON – Jose Denison Silva Dos Santos apo Denison shkurt, është një nga ata që mund të shpërthejë sezonin e ri me fanellën blu.

Në fakt, braziliani kaloi një moment të vështirë me trajnerin Rodolfo Vanoli, i cili e ‘gozhdoi’ në stol.

Një situatë që e bëri brazilianin të mendonte largimin nga kryeqytetasit, por ai ka edhe dy vjet kontratë dhe vlerësohet si një element i rëndësishëm në projektin e ri.

Denison erdhi te blutë në merkaton e janarit dhe zuri vend menjëherë në formacion.

Ai ka një bagazh të mirë teknik dhe në Kategorinë e Parë mund të jetë vërtet një nga ata që bëjnë diferencën, ashtu siç e bënte Kosova me Drenicën, nga ku erdhi te Dinamo.

Sezonin e fundit luajti 13 ndeshje, 8 nga të cilat si titullar.

Në ndeshjet e para ra në sy për kalimet një kundër një, pastaj forma e tij erdhi duke u zbehur, ashtu si e gjithë skuadrës. E mbylli kampionatin në stol, por në klubin blu kanë besim të madh te ky lojtar.

Trajneri i ri, Nevil Dede, do të vendosë në bazë të formës së çdo lojtari, por Denison, 24 vjeç, parashikohet të jetë titullar në sulmin e bluve, madje edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të tyre. Braziliani është me pushime dhe më 10 korrik duhet të paraqitet në grumbullim për fillimin e përgatitjeve sezonale.

DIOGO DA SILVA

DIOGO – Dinamo ka edhe një tjetër brazilian në përbërje, Diogo, që gjithashtu luan në sulm. Kujtojmë që ai ishte faktor në rikthimin e bluve në Superiore, duke qenë lider i skuadrës në Kategorinë e Parë.

Një operacion që kreu i mohoi pjesën dërrmuese të sezonit të fundit dhe vetëm në ndeshjet e fundit u aktivizua pak si zëvendësues.

Diogo ka pasur dëshirë të largohej nga Dinamoja, por për momentin nuk ka ndonjë vendim për këtë futbollist. Edhe ai do t’i shërbente mjaft skuadrës në Kategorinë e Parë.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Loading…

U zhduk me Vanolin, Dinamo konsideron të rëndësishëm sulmuesin brazilian që u afrua në janar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook