“PD të rikthehet në shinat që ka pasur”, Hajdari: Ju garantoj, nuk do të ketë njeri që të më përjashtojë nga kjo sallë

Ajdari

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka diskutuar këtë të premte lidhur me procesin e votimit për Kryetar të Këshillit Kombëtar dhe procesin për zgjedhjen e presidentin e ri.

Në fjalën e saj Rudina Hajdari, tha se duhet të marrë fund kryetarokracia dhe se Këshilli Kombëtar duhet të jetë organi më i lartë në PD.

“Është një nder të jem këtu, dua ta filloj këtë fjalë duke ftuar anëtarët e Këshillit Kombëtar në këtë debat. Synimi im është ta kthejmë këtë në organ në organet më të larta të PD ku të mbahen vendimet më të rëndësishme dhe duhet patjetër që të kemi përplasje idesh dhe të shtrojmë dëshirat tona dhe ta bëjmë këtu debatin. Më parë kur dikush kishte mendime ndryshe, sulmohej. Do ta doja ta përdorim këtë Këshill për të marrë vendime të rëndësishme që PD të rikthehet në shinat që ka pasur. Ju garantoj që nuk do të ketë njeri që të më përjashtojë nga kjo sallë. Është faji im që pranova përjashtimin, nuk duhet ta kisha pranuar. Këtu do të rri,.”, tha Hajdari.

Arena e Lajmit

“PD të rikthehet në shinat që ka pasur”, Hajdari: Ju garantoj, nuk do të ketë njeri që të më përjashtojë nga kjo sallë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook