SPAR Albania shpallet kampion i Balfin Football League

SPAR Albania u shpall mbrëmjen e djeshme kampion i Balfin Football League, kampionatit të parë të futbollit ndërmjet kompanive të Grupit BALFIN.

3563456Në një atmosferë të zjarrtë dhe festive, dhe në praninë e një numri të madh tifozësh, djemtë e SPAR Albania arritën të mundin ekipin e BALFIN IT me rezultatin 5-3 dhe të ngrenë kupën, e cila iu dorëzua kapitenit Bilbil Laçi nga ana e një personaliteti të futbollit shqiptar, sikurse është Sulejman Demollari.

Bilbil Laci

Erind Tanko, i skuadrës BALFIN IT, u shpall “Lojtari Më i Mirë i Kampionatit”, ndërsa ekipi i Jumbo mori titullin e “Fair Play”.

Lojtarët e të dyja skuadrave dhe tifozët e ndryshëm nga kompanitë e Grupit BALFIN dhe jo vetëm, u bashkuan pas ndeshjes në një festë të organizuar posaçërisht për ta.

Laci Bilbil

Kampionati i parë i futbollit i këtij Grupi përfshiu 140 lojtarë të 9 skuadrave dhe qindra tifozë në 39 ndeshje përgjatë 12 javëve, karakterizuar nga rivaliteti sportiv, një frymë e lartë gare dhe loja korrekte. Ai u organizua në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, nën mbikëqyrjen e arbitrave profesionistë Gerant Qirici dhe Bledar Mesi. Skuadrat e tjera pjesëmarrëse ishin kompanitë BALFIN HQ, ACREM, Jumbo, Mane TCI, Neptun, Scan TV dhe Tirana Bank.

6767567567

Ky kampionat, i cili nisi si një klub social themeluar nga punonjësit, pritet të kthehet në traditë tashmë dhe të përsoset në organizim nga viti në vit, motivuar nga interesi i demonstruar i punonjësve për të luajtur futboll me kolegët.

7567567777

Grupi BALFIN është një mbështetës aktiv i sportit si në përgjegjshmëri sociale ashtu edhe në angazhimin e punonjësve. Me besimin në përdorimin e sportit për të promovuar një mënyrë jetese aktive dhe për të nxitur punën në grup, zhvillimi i kampionateve të punonjësve në volejboll dhe futboll i kanë siguruar Grupit BALFIN një vend ndër të paktat kompani në rajon që organizojnë aktivitete të brendshme të kësaj shkalle.

4564646

567567567

Arena e Lajmit


Loading…

SPAR Albania shpallet kampion i Balfin Football League

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook