“Pogradeci në fjalorin e tij nuk ekziston”, Berisha: Rama e gjymtoi Vlorën! Para shpenzoi pa masë, por zhduku dy sheshet më të bukura

E264c55c B4f3 409b 823a 5b35f4112ec8

Kreu u Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me intelektualë në Pogradec.

Gjatë këtij bashkëbisedimi Berisha tha se është e qartë që vendi është në një periudhë rrokullisjeje të madhe.

I ndalur tek largimi i shqiptarëve nga vendi, Berisha tha se shifrat janë alarmante.

“Qeveria është e shkëputur nga shoqëria dhe realiteti i shoqërisë, unë kam ardhur këtu dhe ë rezulton një dizinteres i plotë për Pogradecin. Por po ta dëgjosh kreun e qeverisë, ai flet për turizmin e përsosur çdo ditë. Por këtu nuk ka përfshirë asgjë. Se si mund të mos vendosësh që Tushemishti të mos jetë ndër fshatrat turistike është  një shpërfillje. Shqipëria, por zonë me potencial turistikë Kjo qeveri e ka injoruar Pogradecin në shkallën më të pamerituar, por Pogradeci është pjesë e të tërës. Nëse injorohet Pogradeci injorohet vendi. Ai është përqendruar në Vlorë, nuk kam xhelozi, por ai e gjymtoi Vlorën, I zhduku sheshet. Sheshin e Bashkisë dhe të Flamurit, dy më të bukurat, ai i ka tjetërsuar sipas mendjes së tij, por para janë harxhuar pa masë dhe ka sjellë vetëm një dëmtim të pariparueshëm me sheshet. Nëse përmend një qytet me dhjetëra herë, unë nuk e kam dëgjuar të përmendë Pogradecin. Pogradeci në fjalorin e tij nuk ekziston”, tha kreu i PD.

Arena e Lajmit

“Pogradeci në fjalorin e tij nuk ekziston”, Berisha: Rama e gjymtoi Vlorën! Para shpenzoi pa masë, por zhduku dy sheshet më të bukura

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook