Tirana ka arritur të kryejë një tjetër goditje këtë merkato, duke përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes me futbollistin shkupjan, Besir Iseni.
Siç bënë me dije media maqedonase, “infOSport.mk”, lojtari i Struga Trim Lum do të veshë sezonin e ardhshëm fanellën bardheblu dhe gjatë ditës së sotme pritet që të mbërrijë në kryeqytet për të firmosur dhe kontratën.
Për 22-vjeçarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut do të jetë aventura e parë jashtë kufijve të shtetit fqinj dhe duket se është gati për të luajtur me kampionët e Shqipërisë dhe t’i ndihmojë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.
Arena e Lajmit
Loading…