“Mosbindja civile s’është e dhunshme, por edhe gudulisje nuk do të jetë”, paralajmëron Berisha: Aksion opozitar më të gjitha format! PD pro ligjit të lustracionit

Whatsapp Image 2022 08 25 At 6.51.52 Pm

Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë nga Pogradeci tha se kryeministri Edi Rama e ka kohën politike të numëruar.

Ai po ashtu tha se PD nuk është kundër ligjit të lustracionit, ndërsa u shpreh se PD e ka qenë dhe do të jetë pro. Kreu i PD më tej theksoi se marrëdhëniet me Partinë e Lirisë janë shumë të mira.

“PD ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë , një herë në ’96 dhe PS e ka kundërshtuar, po ashtu e ka votuar edhe në 2008. PD ka qenë dhe do jetë për ligjin e lustracionit , nuk ka asnjë hezitim, por nuk duhet ngutur. Rama është në një panik të tmerrshëm dhe mendon se duke përdorur procedura ligjore kundër kundërshtarëve do të shpëtojë , por kjo nuk do të ndodhë. Ai e ka nisur me një falsifikim”, tha kreu i PD.

Aksioni opozitar?

Berisha: Do të vijojë me të gjitha format e protestave përfshirë edhe mosbindjen civile. Mosbindja civile nuk është e dhunshme, por edhe gudulisje nuk është .

“Mosbindja civile s’është e dhunshme, por edhe gudulisje nuk do të jetë”, paralajmëron Berisha: Aksion opozitar më të gjitha format! PD pro ligjit të lustracionit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook