Zbardhen detajet/ Shoqërohet në polici Indrit Dokle, dyshohet se shoqërohej me një person të shpallur në kërkim (Emri)

Endritdokle

Indrit Dokle është shoqëruar nga policia ndërsa BalkanWeb mëson se ai po mbahet ne Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Dyshohet se arsyeja e shoqërimit të tij ishte se kishte informacione se lëvizte me një person të shpallur në kërkim.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për News24 dhe BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin Fatjon Murati, ndërkohë bëhet me dije se Dokle po merret në pyetje.

Kujtojmë se Dokle ka qenë më parë i dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit.

Gjatë kohës që ndodhej në qeli, Dokle mori një tjetër dënim, për trafik droge, pasi u provua se drejtonte nga qelia një grup të strukturuar kriminal.

Ai është liruar dy vite më parë.

Pasi shqyrtoi çështjen për disa muaj me radhë, gjykata urdhëroi lirimin nga qelitë e burgut të Fushë Krujës të të dënuarit me argumentin se ka kryer 3 të 4 e dënimit, e për faktin se kishte edhe sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera specifike.

Arena e Lajmit

Zbardhen detajet/ Shoqërohet në polici Indrit Dokle, dyshohet se shoqërohej me një person të shpallur në kërkim (Emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook