“Protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile”, Berisha: Jemi në kushtet e një monizmi të plotë, nga i cili do dalim pavarësisht nga çmimi

Berisha Sali5

Kreu i PD-së ka folur për aksionin opozitar, teksa PS e ka të gjithë pushtetin.

I pyetur për një skenar tjetër nëse protestat e paralajmëruara nuk sjellin reflektim, Berisha tha se jemi në kushtet e një monizmi të plotë, nga i cili do dalim pavarësisht nga çmimi.

“Skenari është protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile. Ne e kemi shpallur Edi Ramën një armik të lirisë së shqiptarëve. Nuk lëvizim nga ky pozicion sepse Edi Rama i ka grabitur votën qyt shqiptarë dhe në bazë të votës së grabitur ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe institucionet kushtetuese. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ai nuk mund të pranohet. Jemi në kushtet e një monizmi të plotë, nga i cili do dalim pavarësisht nga çmimi”, deklaroi Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po zbraz digat, po asgjëson kaskadën në mënyrë që t’u thotë shqiptarëve se tani koston e prodhimit nuk e ka 09 lekë, por e ka 390 lekë dhe do rrisë çmimin. “Por e garantoj që Shqipëria do derdhet e tëra në rrugë dhe do i japë atë që meriton. Ai po zbraz digat në mënyrë që të deklarojë se i vetmi burim për ne janë ata gjeneratorë se gjeneratorë të mëdhenj janë, ata shpenzojnë shumë më tepër se një TEC. Ata e squfurojnë Vlorën. Këtë që mendon t’i bëjë Vlorës, Vlora nuk do e kapërdijë kurrë. Ndaj dhe unë jam sot këtu për t’i dalë përpara kësaj gjëje”, deklaroi ai.

“Protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile”, Berisha: Jemi në kushtet e një monizmi të plotë, nga i cili do dalim pavarësisht nga çmimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook