“U ktheva në shtëpi”, Lukaku flet për herë të parë për rikthimin te zikaltrit: Interi më ka dhënë shpresë dhe…

Romelu Lukaku është futbollisti më i ri i Interit, me belgun që rikthehet në Milano pas një sezoni, kësaj radhe në formën e huazimit nga Çelsi, për vetëm një sezon. Në një intervistë për “Inter TV”, belgu ka folur dhe një herë si zikaltër, duke u shprehur shumë i lumtur për këtë rikthim.

lukaku

Cilat janë emocionet e tua? – Një emocion i fort. Historia që kisha një vit më parë me këtë skuadër ishte e bukur, për mua dhe për tifozët. Interi më ka dhënë shumë dhe shpresoj që të bëj më mirë se më parë. Tani duhet të punoj me skuadrën dhe të bëj më të mirën që mundem.

Si ishte të shikoje dhe njëherë presidentin Zhang? – Ne folëm për shumë gjëra, si për shembull që ishte e pamundur që unë të rikthehesha, por që ne e bëmë dhe unë duhet ta falënderojë atë që e bëri të mundur këtë gjë. Ne e bëmë dhe unë jam shumë i lumtur.

Si është të jesh në Milano sërish? – U ktheva në shtëpi. Familja ime në Milano kaloi një kohë shumë të mirë me fansat dhe shokët e skuadrës. Të gjithë më ndihmuan që nga dita e parë. Unë nuk u largova nga shtëpia kur u largova në Angli dhe kjo s’do të thotë asgjë. Jam i lumtur dhe mezi po presë të shikojë djemtë dhe fushën sërish.

Arena e Lajmit


Loading…

“U ktheva në shtëpi”, Lukaku flet për herë të parë për rikthimin te zikaltrit: Interi më ka dhënë shpresë dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook