Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama është ai që pengon marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Beneluxit, duke shtuar se Rama është regjistruar duke folur me grupe kriminale.
“Ka një dakordësi tjetër më supreme dhe më madhore që është për t’i dhënë duart Edi Ramës një minutë e më parë dhe këtu Partia e Lirisë dhe PD, apo shoqëria civile mbrojtësit e kauzave të drejta anë bashkë për t’i prerë biletën këtij njeriu që është shndërruar në problemin më madhor pas Enver Hoxhës. Ky objektiv i tejkalon të gjitha problemat e tjera.”, tha Berisha.
Përveç afera folët për disponime për përgjime për bandat kriminale?
Berisha: Përgjimet janë një realitet unë kam kërkuar ju e keni ndjek dhe kam insistuar ratifikimin e marrëveshjes për vendet e beneluksit për ekstradimin, atë e ka bllokuar Edi Rama. Telefonat me atë lloj aparati telefonin që Rama i besonin se janë të papërgjueshme. Grupe të përbashkëta të disa vendeve Europiane, a është Edi Rama aty, 1005 ndaj edhe pengon marrëveshjen e ekstradimit, për cilat përgjime bën fjalë ilir meta , e ka fjalën për bandën e Elbasanit dhe unë informoj publikun se masat e marra ndaj Gentian Sharrës, mikut të Taulant Sharrës janë hequr, çdo konfiskim është hequr. Gentian Sharra vazhdon aktivitetin në prokurime publike që e ka pasion, natyrisht burimet flasin për ndërhyrje direkte dhe qytetari digjital informon . Edi Rama është regjistruar duke folur me grupe kriminale, pa diskutim që është duke folur, uroj të publikohen sa më shpejt.
Gjithashtu ai u bëri thirrje vlonjatëve që të organizohet dhe të mos bëhen pjesë e pellgut të squfurit.
“Edi Rama po zbraz digat, po asgjëson kaskadën në mënyrë që t’u thotë shqiptarëve se tani koston e prodhimit nuk e kam 09 lekë, por koston e kam 390 lekë dhe unë do rris çmimin, por e garantoj që Shqipëria do derdhet e tëra në rrugë dhe do i japë atë që meriton. Ai po zbraz digat në mënyrë që të deklarojë se i vetmi burim për ne janë ata gjeneratorë se gjeneratorë të mëdhenj janë, ata shpenzojnë shumë më tepër se një TEC. Ata e squfurojnë Vlorën. Këtë që mendon t’i bëjë Vlorës, Vlora nuk do e kapërdijë kurrë. Ndaj dhe unë jam sot këtu për t’i dalë përpara kësaj gjëje.”, tha më tej Berisha.
(Balkanweb)