Ka luajtur në Botërorin e 2014-ës, mesfushori i njohur drejt firmës me Laçin

Mesfushori nigerian, Majkëll Babatunde, pritet të firmosë për Laçin në ditët në vijim. Edhe pse kondicioni i tij fizik nuk është ai që prisnin drejtuesit, cilësitë e tij dhe eksperienca e madhe në klubet e mëparshme në Ukrainë apo vendet aziatike, bindin klubin për t’i ofruar një kontratë 29- vjeçarit.

babatunde

Babatunde ka qenë pjesë e kombëtares së Nigerisë në Botërorin e vitit 2014, që u zhvillua në Brazil. Ndërkohë, ajo që ka shqetësuar së fundmi kampin kurbinas është dëmtimi i mesfushorit Klinti Qato. Dje lojtari mungoi ndaj Llapit, ashtu si tre afrikanët që kishin probleme me dokumentacionin dhe nuk kalonin dot kufirin.

Mësohet se 24-vjeçari ka dëmtuar gjurin gjatë një përplasjeje në ndeshjen miqësore ndaj Gjilanit, luajtur të dielën e fundit në Pogradec. Ai tashmë pret të mësojë për shkallën e dëmtimit, ndërsa në klub shpresojnë të mos jetë diçka serioze dhe Qato të kthehet sa më shpejt në fushë. Në këtë moment Laçi vuan jo pak mungesën e alternativave në qendër të mesfushës, pasi largimi i titullarëve Juljan Shehu dhe Ardit Deliu ka prishur shumë punë.

Arena e Lajmit


Loading…

Ka luajtur në Botërorin e 2014-ës, mesfushori i njohur drejt firmës me Laçin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook