Klubi i Superiores “pazar” në Brazil, priten afrimet e para të verës

Bylisi është në ditët e fundit të pushimeve dhe mallakastriotët po bëhen gati që javën që vjen, të vendosin datën dhe të zbresin në fushën e stërvitjes. Stërvitja është menduar që paraprakisht të nisë në kushtet e shtëpisë, teksa më pas mund të mendohet një opsion tjetër për t’u grumbulluar jashtë Ballshit, në një vend me klimë më të freskët në kushte grumbullimi dhe regjimi absolut.

Kategoria Superiore Topi

Mallkastriotët nuk kanë bërë asnjë zyrtarizim në merkato, por ditët e para të korrikut do të zbulojnë edhe emrat e parë të Bylisit të Superiores që me shumë mundësi do të vijnë nga Brazili dhe pritshmëritë për lojtarët janë shumë të mëdha. Nga porta në sulm, te Bylisi priten afrime cilësore për të përballuar Superioren në sezonin e ri 2022-2023.

TË RINJTË- Bylisi u ka dhënë shumë dorë të rinjve dhe kjo tregon që në Ballsh është bërë një punë shumë e mirë në 5-vjeçarin e fundit me ekipet e akademisë. Mallakastriotët kanë ndërtuar strukturat e duhura, ndërsa pjesë të Kombëtareve të moshave janë bërë lojtarët puro vendas si: Jahaj, Alimerkaj, Skënderaj e Beqaj. Tre të fundit janë pjesë e ekipit të parë dhe vjet madje kanë luajtur edhe si titullarë me Bylisin. Pritet që edhe në Superiore të kenë një vëmendje maksimale nga ana e klubit.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit


Loading…

Klubi i Superiores “pazar” në Brazil, priten afrimet e para të verës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook