Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur sot në mbrëmje për të përcaktuar datat e të gjitha kampionateve sa i përket sezonit 2022-2023. “Panorama Sport” zbulon nga burime në FSHF se Kategoria Superiore do të nisë më 20 gusht, ndërsa Kategoria e Parë më 3 shtator.
Këtë herë do të ketë një risi me finalen e Superkupës së Shqipërisë, Tirana-Vllaznia. Ndeshja mes ekipit fitues të titullit dhe atij të Kupës së Shqipërisë, nuk do të luhet në hapje të sezonit, por në mes të tij. Kësisoji, si kurrë më parë është vendosur data 7 dhjetor për t’u luajtur ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë, me stadiumin që mbetet për t’u konfirmuar në muajt e ardhshëm.
Gjithashtu konfirmohet se për shkak të zhvillimit të Botërorit në Katar në muajt nëntor-dhjetor, Superiorja do të pushojë për afro 30 ditë.
Pra, nga data 12 nëntor deri më 12 dhjetor, nuk do të ketë ndeshje të vlefshme për Kategorinë Superiore. Ndërkohë, gazeta mëson se Kategoria e Dytë është planifikuar për të nisur më 1 tetor, por së pari Komiteti Ekzekutiv duhet të marrë vendime të rëndësishme për këtë kampionat, pasi disa skuadra janë përjashtuar dhe nuk është bërë ende ndarja e grupeve.
DATAT E KAMPIONATEVE
Kategoria Superiore – 20 gusht
Kategoria e Parë – 3 shtator
Kategoria e Dytë – 1 tetor
Superkupa e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia: 7 dhjetor
Arena e Lajmit
Loading…