Veliaj pret kryeministrin e Luksemburgut dhe i dhuron “Çelësin e Qytetit”: Mirënjohës për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt BE

Whatsapp Image 2022 08 26 At 3.37.10 Pm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, të cilit në shenjë mirënjohjeje i dhuroi “Çelësin e Qytetit të Tiranës”.

Veliaj falënderoi kryeministrin Bettel për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë dhe Tiranës në ditë të vështira, sidomos tani që vendi po ecën përpara për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Luksemburgu ka qenë një avokat i Shqipërisë, i kauzës dhe i ambicies sonë për të ecur përpara. Ne e çmojmë shumë kontributin dhe avokatinë tuaj, e çmojmë shumë të gjithë ndihmën që i keni dhënë Shqipërisë. Ky është një qytet mirënjohës, një qytet që ka shumë sfida, por gjithashtu një qytet shumë mirënjohës. Dua t’ju dhuroj “Çelësin e Qytetit” për të treguar që kjo është një derë e hapur, një shoqëri e hapur dhe një marrëdhënie e hapur që ne kemi mes nesh. Shpresoj që ky të jetë udhëtimi i parë, por jo i fundit dhe shpresoj shumë që kjo marrëdhënie speciale mes Luksemburgut, Tiranës dhe Shqipërisë, dy vende të vogla, por që siç kanë treguar mund të grushtojnë në pesha të mëdha, të vazhdojë e të rritet”, tha Veliaj.

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel vlerësoi punën e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Dua t’ju falënderoj, sepse, siç ju thashë edhe më parë, të jesh kryebashkiak në detyrë, së bashku me gjithë kolegët tuaj është pozicioni i duhur ku mund të kuptosh njerëzit dhe problemet e tyre, por gjithashtu të përjetosh edhe kënaqësinë, pasi efiçenca politike është më e madhe. Dhe unë munda ta ndjej vërtetë, jo vetëm kur hyra në këtë zyrë, por munda të ndjej një qytet, ku, paçka se jam këtu prej pak orësh, unë ndjeva energji pozitive dhe në bisedat që patëm. Kjo është eksperienca ime e parë në Shqipëri, por jam i sigurt që nuk është e fundit, siç ju thashë edhe më parë, unë shpresoj që ne do të shihemi sërish”, tha ai.

Bettel ftoi kryetarin Veliaj për një vizitë në Luksemburg për të parë mundësinë edhe për bashkëpunime me kryebashkiakët atje.

Veliaj pret kryeministrin e Luksemburgut dhe i dhuron “Çelësin e Qytetit”: Mirënjohës për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt BE

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook