Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lidhur me hetimet që SPAK ka nisur ndaj tij, tha sot se do të përgjigjet me kënaqësi për pyetjet që do t’i bëhen.
Në një intervistë për FaxNews, Meta tha se jo vetëm do të japë përgjigje për të gjitha pyetjet, por dhe do ketë transparencë të plotë për opinionin publik.
“Është kënaqësia ime më e madhe të më pyes dikush se do ti përgjigjem dhe do ti bëjë të qartë opinionit publik se për çfarë pyetem dhe cilat janë përgjigjet e mia, por ndërkohë ne do vazhdojmë çështjet e anti-korrupsionit, afera e inceneratorëve, dhe të gjitha aferat e tjera në proces. Nuk e shmang dot llogaridhënien Ramoviçi duke shpikur dhe duke u marrë me karagjozllëqe. Të jeni të sigurt që do ketë dhe hetime për moshetimet”, tha Meta