“Ramoviçi do të ikë si Millosheviçi”, Meta flet për bashkëpunimin me Berishën: Jemi këtu për t’i dhënë dimensionin e munguar opozitarizmit

Mmmeta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për atë çfarë pritet të ndodhë në shtator, si dhe koordinimin që do të ketë kjo parti me Partinë Demokratike.

“Në shtator do të presim një angazhim të jashtëzakonshëm të opozitës. PL që nga 25 korriku në mbrëmje është me kapacitet të plotë në përmbushje të opozitarizmit, sepse Shqipëria ka shumë nevojë për të rritur besimin te përkushtimi për ndryshimin dhe përmbysjen e këtij sistemi të kalbur, antikombëtar që po bjerrë çdo ditë shpresën në këtë vend dhe sidomos të rinjve shqiptarë”, tha Meta për FaxNews.

Meta foli edhe për deklaratën e bërë nga kreu i PD Sali Berisha, për mosbindje civile nëse kryeministri Edi Rama nuk do t’i përgjigjet thirrjes së qytetarëve për t’u larguar nga pushteti.

“Jemi këtu për t’i dhënë atë dimension të munguar opozitarizmit në vend, fuqinë e vërtetë popullit, për të udhëhequr dhe një ndryshim i cili përfundimisht do të japë fund personalizimit të shtetit dhe kapjes së tij nga një klikë e ngushtë…. Ramoviçi do të ikë si Millosheviçi, dhe më lehtë.

Ai do të rrëzohet siç e meriton. Me vendosmëri për ti kthyer legjitimitetin popullit shqiptar dhe institucioneve tona.  Si iku Millosheviçi, pavarësisht se këtu kemi të bëjmë me një rast më të thjeshtë”, tha ai.

“Ramoviçi do të ikë si Millosheviçi”, Meta flet për bashkëpunimin me Berishën: Jemi këtu për t’i dhënë dimensionin e munguar opozitarizmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook