Krim në familje në Durrës, gruaja qëllon me thikë burrin pas sherrit për pronën

Policia Durres 1 640x360 2

Krim në familje në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se një grua ka qëlluar me thikë bashkëshortin pas një konflikti verbal.

Mësohet se shtetasja Asije Stafa ka qëlluar me thikë bashkëshortin Ahmet Stafa. Çifti mësohet se prej disa ditësh kanë pasur konflikte, teksa sot kanë debatuar sërish dhe më pas gruaja ka plagosur burrin me thikë.

Ai është transportuar në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta. Për pasojë, të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Krim në familje në Durrës, gruaja qëllon me thikë burrin pas sherrit për pronën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook