EKSKLUZIVE/ Skënderbeu shpëton në limite! Dejvi Bregu rrezikonte merkaton, Uerdi Mara bëri “heroin” e korçarëve

Skënderbeu shpëton në limite. Klubi rrezikonte bllokimin e merkatos nga ana e FIFA-s, për shkak të detyrimeve të pashlyera karshi ishlojtarëve.

Bregu Boluspor

Konkretisht jemi duke folur për Dejvi Bregun, që kishte fituar çështjen në gjyq dhe priste me kohë që të merrte paratë. Nëse vendimi nuk ekzekutohej, në lojë do të futeshin “ndërkombëtarët”.

Gazeta “Panorama Sport”mëson se borxhi ndaj sulmuesit që aktualisht luan te Boluspori në Turqi, shkonte në afro 35 mijë euro.

Kjo shumë vinte nga paga të palikuiduara në kohë kur vlonjati luante te korçarët.

Kjo do të ishte një goditje e madhe për Skënderbeun, në kohën kur gati 70% e organikës nga sezoni i kaluar është larguar dhe një pjesë vazhdon të jetë në dilemë për qëndrimin e ri.

Ky ka qenë një ngërç i madh për bardhekuqtë, por që në ditët e fundit të afatit ia kanë hedhur paq. Dhe zgjidhja erdhi nga Uerdi Mara, një prej lojtarëve më të rëndësishëm të tyre në sezonet e fundit.

uerdi mara

SHPËTIMI

Ishte mesfushori 23-vjeçar që nxori nga sikleti korçarët, të cilët rrezikonin të mbeteshin me merkaton të bllokuar dhe të mos bënin dot asnjë zyrtarizim.

Transferimi i Uerdi Marës te turqit e Ankara Keçiorenguçu ka qenë shpëtimi për bardhekuqtë. Klubi korçar ka thënë dhe stërthënë që talentin nga Maliqi do ta shisnin për më shumë se 200 mijë euro dhe kërkesat nuk i kanë munguar.

E megjithatë, asnjëra nga ofertat nuk ishte aq konkrete. Të shtyrë nga situata alarmante, kanë nxituar të mbyllin gjithçka në Turqi.

Vetë klubi ka kërkuar likuidim të menjëhershëm të shumës, për të cilën kanë rënë dakord.

Të hënën kanë ardhur paratë në llogarinë e klubit (ditë që Mara mori avionin për në Ankara) dhe një pjesë e tyre janë përdorur për të shlyer nxitimthi detyrimet që i kishin Dejvi Bregut.

E thënë ndryshe, Skënderbeu evitoi bllokimin e merkatos me paratë që i erdhën nga shitja e Uerdi Marës.

MARRËVESHJA

Kujtojmë se marrëveshja mes Ankara Keçiorenguçu dhe Skënderbeut u arrit për një vlerë fillestare prej 100 mijë eurosh. Përmes bonuseve të kontratës që lojtari ka nënshkruar, paraqitjeve, asistimeve apo golave që do të shënojë në sezonin e ardhshëm, shifra mund të shkojë deri në 150 mijë euro.

Nga kjo tratativë, bardhekuqtë kanë mbajtur edhe 10% të kartonit të fantazistit.

– Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu shpëton në limite! Dejvi Bregu rrezikonte merkaton, Uerdi Mara bëri “heroin” e korçarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook