Një ngjarje aksidentale i ka marrë jetën një 72-vjeçari në Divjakë. Ngjarja ndodhi në fshatin Babunjë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.B.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 13:55, në fshatin Babunjë, Divjakë, shtetasi A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.