Flamurtari ka bërë goditjen e radhës në merkato.
Klubi vlonjat ditën e sotme ka prezantuar zyrtarisht si blerjen e re, mbrojtësin Ronald Dishën.
23-vjeçari i bashkohet kuqezinjve pas eksperiencës që kishte prej 4 sezonesh me skuadrën e Korabit.
Këtë lajm e ka bërë vetë me dije Flamurtari me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen mbrojtësit 23-vjeçar.
KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË FLAMURTARIT –
“Zyrtare :
Ronald Disha eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .
Emri: Ronald
Mbiemri: Disha
Datëlindja: 11 Mars 1999
Pozicioni: mbrojtes qendre, mbrojtes i majte.
Karriera :
2022 – Flamurtari F.C
2018 – 2022 KF Korabi ( Shqiperi )
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C
#NjePassion
#NjeDashuri
#ForcaFlamurtari”
– Arena e Lajmit
Loading…