Mesfushori senegalez, Ndiaje Mbaba, nuk ka udhëtuar me Vllazninë dje drejt Austrisë.
Në fakt, 21-vjeçari ka munguar edhe në seancën e së martës, duke lënë të kuptohet se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.
Ai u stërvit për rreth dy javë me kuqeblutë, duke dhënë sinjale pozitive, por pa mundur të firmosë një kontratë me Vllazninë.
Mbaba është një mesfushor krahu, që vjen pas aktivizimit në Serinë D italiane me skuadra si Foxhia, Nola, Troina dhe Acireale.
Arena e Lajmit
Loading…