Gjendet i djegur ‘Benzi’ i braktisur në Fier, dyshohet se automjeti… (VIDEO)

Makina

Në afërsi te fshatit Shtyllas në Fier është gjetur një automjet i tipit ‘Mercedes Benz’, i shkrumbuar totalisht. Makina është pa targa dhe dyshimet janë qe mund t’i jetë vendosur flaka qëllimisht.

Gazetari Ervis Kushi raporton për BalkanWeb se kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë flakët e kanë njoftuar forcat zjarrfikës. Makina është gjetur në një rrugë dytësore, lidhëse me By-Passin e Fierit.

Dyshimet se makina mund të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale kanë bërë që të nisë puna për identifikimin e pronarit të mundshëm të automjetit nëpërmjet numrit të shasisë e detajeve të tjera, që i kanë shpëtuar djegies.

Njoftimi i policisë:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fier-Levan, në anë të rrugës së fshatit Shtyllas, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Benz”, pa targa.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Gjendet i djegur ‘Benzi’ i braktisur në Fier, dyshohet se automjeti… (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook