EMRAT/ Kishin kthyer lokalin e natës në ‘shtëpi bari’, kush janë 3 shqiptarët që u kapën me 118 mijë paund ‘mall’ në Britani që dolën sot para gjyqit

Shqiptaret

Tre shqiptarë kanë dalë sot në gjyq pasi u kapën me rreth 300 bimë kanabisi, të cilat nëse hidheshin në treg për shitje kapnin vlerën e 118 mijë paund. Sasia e kanabisit u gjet brenda një klubi nate të braktisur në jug të Cumbrian.

Policia konfirmoi të dielën se tre burra ishin arrestuar pas ekzekutimit të një urdhër-arresti në një pronë në Croën Street në Millom të Britanisë së Madhe, ku u zbulua një ferme kanabisi. “Aktiviteti hetimor mbetet në vazhdim ndërsa policia po kryen hetimet në vendngjarje”, tha një zëdhënës i policisë.

Bëhet fjalë për shtetasit Emiljano Marku dhe Geg Gjegjaj, të dy 21 vjeç dhe 23-vjeçari Trandafilos Mhilli.
Tre të pandehurit u ndihmuan nga një përkthyes, i cili ndoqi gjykatën nga distanca përmes një lidhjeje video gjatë një seance që zgjati 15 minuta. Policia gjeti gjithsej 297 bimë kanabis që kultivoheshin në lokalin e natës. Një detektiv kishte vlerësuar se vlera e përafërt e bimëve të kanabisit të gjetura ishte rreth 118,000 £.
Pasi dëgjuan më shumë detaje, gjyqtarët refuzuan juridiksionin e çështjes dhe e dërguan atë në Gjykatën e Kurorës Carlisle.

Të tre të pandehurit do të dalin aty përpara një gjyqtari më 11 nëntor, kur do të pranojnë akuzat.
Ndërkohë ata u vendosën në masën e paraburgimit nga ana e gjyqtarëve.

Arena e Lajmit

EMRAT/ Kishin kthyer lokalin e natës në ‘shtëpi bari’, kush janë 3 shqiptarët që u kapën me 118 mijë paund ‘mall’ në Britani që dolën sot para gjyqit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook