“Merrnin para nga…”, eksperti i kriminalistikës zbulon prapaskenat: Para se të ikte, Gledis Nano i dërgoi SPAK një listë me punonjës të policisë!

Karamuco

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se pak ditë para largimit nga posti i kryepolicit, Gledis Nano i ka dërguar SPAK një shkresë për hetim.

Karamuço tha se Nano ka kërkuar hetim për disa persona në Policinë e Shtetit që dyshohet merrnin pagesë me listë nga krimi i organizuar.

“Para se të largohej Gledis Nano ka dërguar një shkresë në SPAK. Ka kërkuar hetim për persona të policisë së shtetit që marrin listëpagesa nga krimi. Ajo shkresë është një kuti pandore. Kjo do të thotë që ai ka pasur një dedikim të madh për luftën kundër korrupsionit që nuk duhet ta bënte vetëm ai.

Tani ne kemi 100 policë të certifikuar por kemi të tjerë që flenë me bandat. Disa prej tyre që janë druri i shtrembër i policisë së shtetit na kanë humbur besimin në publik te policia e shtetit. Duhet vetting për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gledis Nano është një viktimë e situatave në Policinë e Shtetit”, pohoi ai për Abc.

“Merrnin para nga…”, eksperti i kriminalistikës zbulon prapaskenat: Para se të ikte, Gledis Nano i dërgoi SPAK një listë me punonjës të policisë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook