Përpara disa javësh, Torino konfirmoi se Etrit Berisha do të ishte portieri titullar i skuadrës, duke mundur kështu konkurrencën me gardianin tjetër, Milinkoviç-Saviç.
Gjithsesi, duket se serbi nuk e ka pëlqyer këtë vendim dhe kërkon që të largohet nga klubi për një aventurë të re, i cili mund të transferohet te Fiorentina.
Torino është vënë në negociata me portierin e Totenhemit, Pierluixhi Golini, i cili nuk kaloi një sezon të mirë me Spërsat.
Golini ishte pjesë e Atalantës përpara transferimit të tij në Angli dhe duket se një rikthim në Serinë A do të ishte më e mira për të.
Kështu Etrit Berishës do t’i duhet dhe një herë që të tregojë aftësitë e tij, për të mundur konkurrencën me një tjetër rival për vendin e titullarit.
Arena e Lajmit
Loading…