Dyshohet se po përgatiste sulme terroriste në Shqipëri, SPAK jep pretencën për iranianin. Seanca me dyer të mbyllura, gazetarja jep detaje

Spak

SPAK kërkon 15 vite burg për Bijan Pooladrag, ish-anëtar i kampit të muxhahedinëve MEK që dyshohet për sulme terroriste në vendin tonë dhe se ishte rekrutuar nga Garda Revolucionare e Iranit, të cilëve akuzohet se iu ka dhënë informacione për kampin në Manzë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit dhe SPAK kërkoi 10 vite burg në përfundim. Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të masave të sigurisë dhe pas sulmeve kibernetike shtetasi iranian ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ishte larguar nga kampi MEK për të vazhduar jetën e tij.

Ai akuzohet për veprat penale “Vepra me qëllime Terroriste”, “Organizata Terroriste”, “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Kujtojmë këtu se Pooladrag është ndaluar nga policia shqiptare pasi dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të përgjuar muxhahedinët në Manzë.

Dyshohet se po përgatiste sulme terroriste në Shqipëri, SPAK jep pretencën për iranianin. Seanca me dyer të mbyllura, gazetarja jep detaje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook