Helmim apo Virozë – Si të Dalloni Shqetësimet e Stomakut

Në fillim të këtij viti, virozat e stomakut prekën mbi 9000 persona.

Ky problem shëndetësor që në sloganin ditor mjekësor njihet si ‘gripi i stomakut’ shfaqet gjatë gjithë vitit dhe jo domosdoshmërisht në dimër.

Por kjo stinë duket se favorizon ndjeshëm përhapjen e kësaj viroze e cila nuk kursen as të vegjël, të rritur e të moshuar.

Simptomat e virozave të stomakut janë shumë të ngjashme me ato të helmimit nga ushqimi.

Por a futen ato në të njëjtën kategori?

Ngjashmëria në simptoma kërkon që njerëzit të jenë më të vëmendshëm ndaj thirrjeve për ndihmë të organizmit të tyre.

Helmimi nga ushqimi, do të thotë që organizmi po përpiqet të nxjerrë jashtë viruse, baktere ose substanca të dëmshme nga një ushqim që njeriu ka konsumuar.

Helmimi nga ushqimi shkaktohet nga viruset apo bakteret e mëposhtme:

Helmimi nga ushqimi mund të ndodhë shumë lehtë dhe manifestohet me këto simptoma:

Së pari, është shumë e rëndësishme që lexuesit e AgroËeb.org të kuptojnë që virozat e stomakut nuk janë njësoj me gripin.

Ky i fundit është i ngjitshëm dhe shkakton:

Virozat e stomakut  nga ana tjetër shfaqen kur një virus shkakton një infeksion në stomak.

Norovirusi, që e përmendëm më lart, është shkaktari kryesor i këtyre infeksioneve.

Ai shkakton plot 21 milionë infeksione stomaku në vit.

Kjo do të thotë se virozat e stomakut mund të futen në kategorinë e helmimit nga ushqimi.

Simptomat e virozave të stomakut sipas ekspertëve të AgroWeb.org janë:

Virozat e stomakut merren në momentin kur njeriu prek një ushqim a diçka tjetër të infektuar me një virus.

Nëse keni simptomat e lartpërmendura, atëherë duhet të fokusoheni tek kohëzgjatja e simptomave.

Infeksioni i stomakut zakonisht shfaqet një deri në tre ditë pas ekspozimit dhe zgjat një ose dy ditë.

Në rastin e helmimit, ai shfaqet gjashtë orë pas ngrënies së një ushqimi të ndodut dhe në varësi të situatës, mund të zgjasin disa orë ose disa ditë.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se ju duhet të shkoni tek mjeku nëse:

Helmim apo Virozë – Si të Dalloni Shqetësimet e Stomakut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook