Tashmë është zyrtare, Leonit Abazi ka nisur një aventurë të re në karrierë.
Anësori, i cili e mbylli me Prishtinën ka kaluar zyrtarisht te Ballkani i Ilir Dajës.
Ish-futbollisti i Skënderbeut nis kështu një kapitull të ri në karrierë, duke lënë bardheblutë e kryeqytetit ku u shpall kampion i Kosovës për të kalur te skuadra nga Suhareka.
28-vjeçari më parë ka qenë pjesë edhe e Dritës, ndërsa me Skënderbeun arriti të fitonte tre tituj kampioni dhe dy Superkupa të Shqipërisë.
– Arena e Lajmit
Loading…