“Sa plumba ka?”/ “Esko” në reanimacion me forca të shumta sigurie, nëna e 32-vjeçarit shqiptar: Më lini të shikoj djalin, si mundet të…

454545454

Nëna e “ Esko”, 32-vjeçarit shqiptar, kreut të mafies së Kampusit Universitar në Greqi, kërkon të vizitojë djalin e saj në reanimacionin e Kryqit të Kuq, ku po trajtohet. Nëna e tij, me anë të avokates, në kërkesë-kallëzimin paraqitur pranë administratorit të spitalit, kërkon “dhënien e informacionit me shkrim dhe dhënien e kopjeve të të gjitha raporteve mjekësore në lidhje me situatën.

“Djali im sot 32 vjeç është baba i një fëmije të mitur vetëm një vjeç. Unë, nëna e tij, jetoj në Greqi me tre fëmijët e mi për 30 vitet e fundit, duke punuar ditë e natë si infermiere personale gjatë gjithë këtyre viteve. Djali im ndodhet i shtruar ne ICU te spitalit tuaj qe prej dates 27-9-2022 dhe deri me sot – per 15 dite radhazi – NUK me eshte dhene mundesia dhe e drejta ta vizitoj as per disa minuta”, thuhet ndër të tjera në këtë letër, ndërsa shton se as partnerja e tij nuk është lejuar që ta shikojë.

Në rreshtat e mëposhtëm ai shprehet se “Jo vetëm që na kanë ndaluar të vizitojmë djalin, i cili është i plagosur rëndë dhe i shtruar në ICU, por deri më sot NUK kemi marrë fare informacion:

Së fundi, protestoj fuqishëm dhe kërkoj ndërhyrjen e autoriteteve që të më lejohet menjëherë të ushtroj të drejtën për të vizituar djalin tim, të drejta që parashikohen për të gjithë pacientët e shtruar, edhe ata të shtruar nën masa sigurie.

“Sa plumba ka?”/ “Esko” në reanimacion me forca të shumta sigurie, nëna e 32-vjeçarit shqiptar: Më lini të shikoj djalin, si mundet të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook