Interi takon Torinon, flet Bremer: Dua të luaj në Champions!

Gleison Bremer është objektivi i deklaruar i Interit për mbrojtjen dhe për këtë ditën e djeshme milanezët kanë pasur një takim me Torinon për të dëgjuar kërkesat e tyre.

BREMER

Urbano Kairo qëndron ende në shifrën prej 40 milionë eurosh, një shifër e papranueshme për zikaltrit, të cilët gjithsesi nuk do të zmbrapsen, duke parë edhe vullnetin e 25-vjeçarit që edhe pse ka deklaruar prej kohësh pëlqimin e tij për Interin, së fundmi ka dribluar pyetjet mbi të ardhmen, por pa harruar të përmendë objektivin Champions League.

“Unë po bisedoj me agjentin për të ardhmen, por nuk kemi vendosur akoma nëse do të jetë brenda apo jashtë Italie klubi im i ardhshëm. Unë mund t’ju them vetëm që dua të luaj në Champions”, u shpreh braziliani.

Arena e Lajmit


Loading…

Interi takon Torinon, flet Bremer: Dua të luaj në Champions!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook