Pasi u largua nga Partizani, Stenio Zhunior prezantohet te skuadra e re.
Braziliani do ta nisë nga Tajlanda aty ku do të mbajë veshur fanellën e Çiangmait, ekip që militon në kategorinë e dytë për nga rëndësia.
Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare ish-sulmuesi i “demave”, i cili me anë të një fotoje të publikuar në “Story”-n e profilit të tij të rrjetit social “Instagram” ka shkruar “sfidë e re” duke prezantuar dhe ekipin e tij të ri.
Më parë 31-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellat e Shkëndijes së Tetovës, Pelisterit dhe Liteksit.
– Arena e Lajmit
Loading…