ZYRTARE/ Totenhemi bën goditjen e bujshme në merkato, firmos për 5 sezone me sulmuesin brazilian

Totenhemi ka prezantuar goditjen e bujshme në merkato.

RICARLISON

Klubi i drejtuar nga Antonio Konte ka arritur të marrë nga Evertoni, Riçarlisonin, i cili ka firmosur një kontratë 5-vjeçare që do ta mbajë të lidhur në Londër për të paktën deri më 2027-ën.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare Totenhemi me anë të një komunikate në sajtin e saj duke i uruar mirëseardhjen 25-vjeçarit.

Braziliani lë qytetin e Liverpulit pas 4 vitesh për të veshur fanellën e Totenhemit.

Arkave të klubit londinez ky transferim do t’i kushtojë 60 milionë paund plus bonuset e përfshira.

Më parë, 25-vjeçari është aktivizuar edhe në radhët e Uotfordit, Fluminenses dhe të Amerika MG.

Në sezonin që përfundoi, Riçarlison u aktivizua gjithsej në Premier Ligë me fanellën e Evertonit në 30 ndeshje duke realizuar 10 gola dhe duke dhuruar dhe 5 asiste.

– Arena e Lajmit


Loading…

ZYRTARE/ Totenhemi bën goditjen e bujshme në merkato, firmos për 5 sezone me sulmuesin brazilian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook