Personi që shihni në foto është autori i krimit, Fiqiri Mjeshtri, i cili akuzohet se vrau babë e bir, Liri dhe Kenado Shira sot në Klos dhe më pas u vetëvra.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15 në qendër të qytetit. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Mjeshtri, kishte vrarë veten pak pas krimit të rëndë, ku plagosi edhe babë e bir Eglantin dhe Renado Hasula .
Sipas gazetarit, gjithçka kishte ndodhur pas debateve dhe pretendimeve se dy kushërinjtë Kenado Shira dhe Renado Hasula kishin shantazhuar dhe ngacmuar vajzën e autorit. Por siç duket situata ka agravuar deri në përdorimin e armëve.
Arena e Lajmit