“Faji për luftën është i Ukrainës”, ish-presidenti i Formula 1 shtang me deklaratën shokuese: Për Putinin do i dilja plumbit para

Ish-presidenti legjendar i Formula 1, Berni Ekleston, ka surprizuar të gjithë me deklaratën e tij shokuese, ku shprehet se faji për luftën i takon presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski dhe se Vladimir Putin është n jë njeri i respektuar.

ekleston putin

“Ai thjesht po bënë atë që i duket e drejtë për vendin dhe për popullin e tij. Jam i sigurt se tani ai nuk do të donte që gjërat të shkonin kështu, por kjo nuk nisi si një luftë. Të gjithë bëjmë gabime. Unë jam gati t’i dalë para plumbit për të nëse do të ishte e nevojshme. Putin është një njeri i respektueshëm”, ishin fjalët e para të 91-vjeçarit.

Më pas ai shtoi se faji për këtë luftë i takon presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, sepse ai refuzoi që të negocionte me Putinin, gjë që solli kaos për vendin e tij.

Ekleston ka qenë gjithmonë i lidhur ngushtë me presidentin e Rusisë dhe gjithmonë e ka konsideruar atë si një person të besës dhe si një mik shumë të mirë.

Arena e Lajmit


Loading…

“Faji për luftën është i Ukrainës”, ish-presidenti i Formula 1 shtang me deklaratën shokuese: Për Putinin do i dilja plumbit para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook