FOTO/ Pas ndarjes nga Pike, Shakira shfaqet e lumtur në shoqërinë e mashkullit misterioz

Shakira po shijon pushimet në Spanjë me një mik të saj dhe djalin, Milan pas ndarjes nga futbollisti Gerard Pique pas 11 vitesh.

shakira

Këngëtarja duket e lumtur në krah të shokut të saj teksa bëjnë sërf së bashku. 45-vjeçarja kolumbiane u fotografua e buzëqeshur në plazh, veshur me një kostum të zi dhe të kuq, me flokët e saj të gjata të lagura nga deti.

shakira1

Shakira shihet e shtrirë në dërrasën e sërfit teksa bisedon me një mashkull, ende i paidentifikuar. Pamjet vijnë pasi artistja me famë botërore dhe futbollisti 35-vjeçar i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

shakira2

Ish-çifti, prindër të djemve Milan, 9-vjeç dhe Sasha, 7-vjeç, publikuan një deklaratë të përbashkët ku thanë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”.

shakira3

Fituesi i Grammy dhe sportisti bënë publike lidhje në vitin 2011. Lajmi për ndarjen e tyre vjen mes thashethemeve se ish-çifti janë ndarë për shkak të tradhtisë që Pique.

shakira4

Arena e Lajmit


Loading…

FOTO/ Pas ndarjes nga Pike, Shakira shfaqet e lumtur në shoqërinë e mashkullit misterioz

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook